Më 4 shkurt, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po përgatisin festën e përbashkët të Goce Dellçevit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, paralajmëroi kryeministri bullgar Kiril Petkov në Kuvendin popullor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Petkov shtoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është kryeministër që një javë dhe nga këto tetë ditë, katër ditë i ka kaluar me Qeverinë bullgare dhe ka shprehur dëshirën që të ketë rezultate për çështjen me Bullgarinë.
Petkov sot me kërkesë të partisë GERB u përgjigjet pyetjeve rreth takimeve me kryeministrin Kovaçevski. Petkov tha se ministrat e Maqedonisë që kanë qëndruar në Bullgari janë në numër të madh dhe kanë bërë përparim të madh në shumicën e temave nga bisedimet me homologët e tyre bullgarë.
Në takimin e përbashkët u nënshkruan tre memorandume, në shumë fusha kyçe, përfshirë Korridorin 8, i cili sipas kryeministrit bullgar Kiril Petkov është hequr nga lista e projekteve evropiane dhe nëse të dy vendet duan ta rikthejnë atë në agjendën e BE-së, kjo do të ndodhë me punë të përbashkët, tha Petkov.
Ai tha se gjatë bisedimeve për ekonominë dhe infrastrukturën, të dyja palët kanë biseduar edhe për temat që janë të rëndësishme për Bullgarinë – të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin kornizë. Kiril Petkov në Kuvendin Popullor të Bullgarisë tha se Kovaçevski deklaroi se nuk sheh problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pa thënë afate.
Ai sqaroi se nuk po flasim më për pesë plus një, por për katër plus një kërkesë dhe kjo në vetvete është përparim. “Një takim organizohet çdo shtatë ditë”, tha Kiril Petkov, dhe shtohet se gëzohet që edhe komisioni i përbashkët historik do të ketë tri takime në muajt e ardhshëm. Petkov paralajmëroi se Bullgaria nuk ka ndërmend të ndryshojë asnjë anëtar të pjesës bullgare të komisionit historik. Ai tha gjithashtu se mendonte se qeveria bullgare kishte bërë një punë të mirë në ato dy javë.