Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit nga Republika e Bullgarisë, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhje plenare e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Bullgarisë, Kiril Petkov, bashkë me anëtarët e të dy qeverive.
Në mbledhjen plenare të delegacioneve qeveritare nga të dyja shtetet u diskutua për rëndësinë e realizimit të projekteve në drejtim të përmirësimit të gjendjes në fushat konkrete mes dy vendeve për të cilat ministrat e të dy qeverive i prezantuar konkluzionet e tyre nga takimet dypalëshe.
Pas mbledhjes plenare është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.