Qeveria mbrëmë solli vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor për shkollat fillore dhe të mesme të shtyhet, përkatësisht mësimi me prani fizike të vazhdojë më 1 shkurt, në pajtim me konkludimin e Shtabit kryesor koordinues për kovid-19 dhe në pajtim me informatat epidemiologjike se vendi ndodhet në pikun e infektimit.
“Vendimi që gjysmëvjetori i dytë të vazhdojë më 1 shkurt nuk ka ndikim në fundin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor siç është paraparë në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, me adaptim adekuat të planeve mësimore, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp pas mbledhjes së djeshme, të rregullt të Qeverisë e cila u mbajt përmes lidhjes video-konferenciale.
Si pjesë e vendimit për shtyrje të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor janë edhe obligimet dhe thëniet për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për marrëdhënie me opinionin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ndërmarrja publike MRT t’u bëjë thirrje nxënësve dhe prindërve maksimalisht t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga kovid-19, në kushte shtëpiake dhe në ambiente të hapura.