Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përzgjedhur dhjetë kompani e organizata që kanë ndikuar në ekonominë dhe imazhin e vendit në nivel ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.
“Presidenti Stevo Pendarovski, sot ka ndarë Mirënjohje për cilësinë maqedonase të 10 kompanive për vitin 2021, drejtorive dhe organizatave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë nacionale dhe promovimin e saj në nivel ndërkombëtar”, njoftojnë nga Presidenca.
Dhjetë përfituesit e përzgjedhur nga Pendarovski janë: Bonives Kompani, barnatorja Viola, Agens Kamini, Kasa Italia, Kvazr, Venec, Kompjunet inzheneri, Hotel Tims, Eko Logistik Servis dhe Qrndra republikane për mbështetje të personave me pengesa intelektuale “Mesazhi”.
Ai theksoi që, përkundër gjendjes së vështirë me pandeminë, këto kompani kanë arritur të zhvillojnë potencialin e tyre.