Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski këtë mëngjes ka dhënë dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të partisë.
Spasovski sot në brifing me gazetarët informoi se sonte do të merr pjesë në seancën e LSDM-së dhe se paraprakisht paralajmëroi se mandatari i ri që sonte do të propozohet dhe zgjidhet nga partia duhet të krijoj ekip të ri.
Spasovski tha se 28 vjet ka kontribuar në parti dhe paralajmëroi se pas 1 janarit do të tregoj nëse do të jetë në Qeverinë e re. Seanca e Komitetit Qendror të LSDM me kryetarin e ri Dimitar Kovaçeski dhe zyrtarisht të kondfirmohet si kandidat për kryeministër i ri.
Në seancën e Komitetit Qendror duhet të votojnë edhe për zgjehdjen e nënkryetarëve, sekretarin gjeneral dhe Komitetin Ekzekutiv të LSDM-së, por edhe funksionet ministrore në kabinetin e ri qeveritar.