Kuvendi sot në kuadër të seancës së 59-të me 59 vota “për” dhe pa asnjë të “përmbajtur” dhe as një votë “kundër” e miratoi ligjin e plotësuar për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për tregti.
Sipas nenit 4 nga ky ligj rregullohet koha e punës në tregti të dielën dhe gjatë festave, së bashku me miratimin e përjashtimeve në tregtinë me pakicë për të cilat do të lejohet puna të dielën dhe gjatë festave. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në paraqitjen procedurale dha vërejtje se më 23 dhjetor të vitit 2021 nuk është lejuar të mbahen pyetjet e deputetëve, siç tha, Qeveria është në dorëheqje dhe kështu thotë edhe Neni 93, paragrafi 5 i Kushtetutës.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sqaroi se Qeveria për momentin kur është në dorëheqje, Kuvendi konstaton ndërprerje të mandatit dhe Qeveria nuk mund të korrespondon me Kuvendin. Ai sqaroi se seanca për pyetje nga deputetët është obligim që të jetë i pranishëm edhe kryeministri, i cili nuk ka mandat, siç nuk kanë asnjë nga ministrat. Anëtarët e Qeverisë nuk kanë mandat, ndërsa Qeveria nuk mund të paraqitet nga zëvendësministrat.