Shefi i shtetit Stevo Pendarovski, sot, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai në Prishtinë do të mbajë takime me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu, me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Siç kumtoi kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski me nderime shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga Osmani-Sadriu pastaj do të mbajnë takime tet-a-tet, ndërsa do të vijojë edhe mbledhje plenare e delegacioneve të të dy vendeve.
Në suaza të qëndrimit në Kosovë, presidenti Pendarovski në Pejë do ta vizitojë Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërje të Misionit.