Në Qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të mbahet panel-diskutim “Një shoqëri për të gjithë – e tashmja dhe perspektivat”, pjesë e Konferencës së CIVIL “Perspektivat 2022”.
“Si është gjendja e zbatimit të Strategjisë “Një shoqëri për të gjithë – e tashmja dhe perspektivat”? Ku ka përparim, cilat janë dobësitë: Pjesëmarrësit e këtij panel-diskutimi Perspektivat 2022” do të shiqojnë mbrapa, drejt arritjes dhe sfidave në periudhën e kaluar, si dhe në vitin e ardhshëm 2022, theksuan nga CIVIL. Folësit në panel-diskutimin janë: Robert Allagjozovski koordinator nacional për interkulturalizëm dhe një shoqëri në Qeveri, Eli Çakar këshilltar shtetëror në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Xhelal Hoxhiq zëvendësdrejtor në Agjencinë për realizimin e të drejtave të bashkësive minoritare, Marina Tuneva drejtore Ekzekutive e Këshillit për etikë në media në Maqedoninë e Veriut, Lulzim Haziti drejtor Ekzekutiv i Organizatës Qytetare “ADI” nga Gostivari dhe Xhabir Deralla kryetar i CIVIL.