Lufta kundër krimit të organizuar është sfidë e shekullit të 21-të dhe ndikimi i tij po imponohet në të gjitha sferat e shoqërisë. Prandaj, për të përballuar me sukses këtë fenomen, nevojitet një qasje serioze nga të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit.
Kërcënimet e sigurisë me të cilat përballet Republika e Maqedonisë së Veriut janë të ngjashme jo vetëm me kërcënimet në rajonin e Ballkanit, por edhe me vendet e BE-së dhe SHBA-së, gjë që kërkon gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit dhe veprimit në nivel ndërkombëtar. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij në takimin e parë rajonal për ndërtimin e strategjive për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar në Evropën Juglindore, organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim në vendin tonë, të mbajtur sot në Shkup.
“Krimi i organizuar nuk njeh kufij, nuk njeh viza, nuk ka shtetësi, nuk ka përkatësi etnike, as nuk ka rregulla veprimi. Prandaj, vetëm me vendosjen e kornizës ligjore për arritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet shërbimeve policore dhe prokurorëve publik në shtetet evropiane, mund t’i qëndrojmë përballë fuqishëm në rrugë krimit të organizuar”, tha Spasovski.
Spasovski tha se pret nga takimi i sotëm i profesionistëve të dëshmuar dhe të profilit të lartë, që padyshim të zhvillojë një diskutim të frytshëm, por edhe të sjellë rezultate konkrete në drejtim të përcaktimit dhe më pas avancimit të mëtejshëm të prioriteteve strategjike në luftën kundër krimit të organizuar në rajonin tonë.
Mirëpo, Spasovski e sheh përfitimin kryesor të takimit në inicimin e asociacionit të përfaqësuesve të institucioneve relevante, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, shoqërisë civile dhe sektorit privat, si aktorë thelbësor social për zbatimin e një qasjeje strategjike gjithëpërfshirëse dhe të shumëfishtë për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.