Pushteti dhe opozita edhe në ditën e tretë të debatit plenar për Propozim-buxhetin plotësues për vitin 2022 me pikpamje kundërshtuese për dokumentin më të lartë financiar në shtet. Për pushtetin propozim-buxheti është zhvillimor, ndërsa komponenta e fuqishme zhvillimore themelohet në faktin që për herë të parë investimet kapitale janë më të mëdha nga deficiti buxhetor, ndërsa opozita konsideron se është megalomane, e paqëndrueshme dhe e pazhvilluar.
“Në Propozim-buxhetin janë parashikuar 38,2 miliard denarë për investimet kapitale dhe për herë të parë në këtë buxhet parashikohet të jenë më të larta nga deficiti buxhetor i planifikuar. Ajo është komponentë e fuqishme zhvillimore”, tha Fisnike Bekteshi Shaqiri nga BDI.
Atnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët potencoi se investimet kapitale janë mundësi e cila më së paku shfrytëzohet në shtet, dhe tha, me çdo ribalanc ka shkurtim më të madh të mjeteve pikërisht te investimet kapitale, Sipas tij, mjhetet që do të ndahen për krizën energjetike aktuale do t’i zvogëlojnë mjetet e parashikuara për investime kapitale gjatë vitit të ardhshëm.
Në replikë ministri i Financave Fatmir Besimi i porositi se me Buxhetin e vitit 2022 vendosen indikatorë të hyrjes dhe daljes për matje të suksesit të projekteve për periudhën pesëvjeçare. Besimi theksoi se me buxhetin e vitit 2022 gjithçka shkon me përgjegjësi më të madhe dhe llogaridhënie të procesit buxhetor. Për momentin, në procedurë kuvendore është Ligji për buxhete, me të cilin vendoset rregulla fiskale dhe këshill fiskal.
Opozita kishte vërejtje edhe në pjesën e buxhetit për zhvillim të gjelbër për të cilin potencuan se janë parashikuar 30 milion euro për vitin 2022, por nuk ka program se si do të shpenzohen ato mjete. Për këtë vit, potencuan, në lidhje me këtë qëllim ishin parashikuar 685 milion denarë, por me vendim të Qeverisë të gjitha mjetet janë risistemuar dhe faktikisht për zhvillim të gjelbër në vitin 2021, nuk është shpenzuar asnjë denarë.
Debati do të vazhdojë nesër në orën 12:00. Debati për buxhetin në seancë plenare zgjati pesë orë.