Në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi është konstatuar përparim i dukshëm në harmonizimin e qëndrimeve rreth plotësimit të pjesës përmbajtësore të programit të Qeverisë, ndërkaq u këmbyen edhe ide dhe pikëpamje nga të dyja palët për ndarje të përgjegjësive në nivel më të lartë në institucionet e pushtetit qendror, informojnë nga Qeveria në kumtesë për takimin e sotëm katërorësh të Zaevit dhe Gashit që u mbajt në Klubin e deputetëve.
Zaev dhe Gashi, me ekipet e veta, patën takim të ri pune në kuadër të bisedimeve për formim të mundshëm të Qeverisë së përbashkët dhe shumicë të përbashkët parlamentare. Bisedimet, siç qëndron në kumtesë, vazhdojnë, të udhëhequra nga aspiratat për agjendë evropiane të shtetit dhe nga nevoja për dërgim të porosive të qarta drejt qytetarëve dhe drejt BE-së për përkushtimin në evropianizimin e Maqedonisë së Veriut, për avancimin e standardit ekonomik dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Pritet deri në fund të kësaj jave të realizohen konsultimet e nevojshme përmes partive dhe të sigurohet harmonizimi i nevojshëm me qëllim të arritjes së marrëveshjes për qeveri të mundshme të përbashkët e cila do të përkushtohet ndaj sfidave të cilat vijnë nga pandemia dhe kriza energjetike globale dhe e cila pa do t’i realizojë qëllimet e projektuara strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë. Edhe lideri i Alternativës, Gashi në deklaratë të shkurtë pas takimit tha se ka përparim dhe se pasojnë konsultimet në parti.
Në takim, kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, ndërsa lideri i Alternativës Gashi nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Bekim Sali. Paraprakisht, Zaev dhe Gashi patën takim të hënën, kur, sipas kumtesës së dërguar nga shërbimi qeveritar për shtyp pas përfundimit të saj, parimisht ishte dakorduar pjesa programore nga bashkëpunimi i ardhshëm i mundshëm i Alternativës në Qeveri dhe se konsultimet për zgjidhjet kadrovike janë në rrjedhë.
Ata takimin e parë e mbajtën më datën 19 të muajit të kaluar, kur biseduan për kushtet dhe rolin e Alternativës në shumicën e re parlamentare, ndërsa vendimi përfundimtar ishte lënë ta sjellin organet partiake. Kryesia qendrore e Alternativës të premten e kaluar e autorizoi Gashin të fillojë bisedime me të gjithë aktorët politik, me kryeministrin dhe me mandatarin e ri të mundshëm në mënyrë që të shihet çfarë është koncepti i tyre për dalje nga kriza politike, përderisa në mbledhjen e Këshillit qendror të LSDM-së, që u mbajt ditën e njejtë, u konstatua dorëheqja e Zaevit nga pozita e liderit në parti, por, i ishte dhënë legjitimiteti t’i zhvillojë negociatat për shumicën parlamentare.