Funksionimi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekipimi i tij kadrovik, si dhe planet e ardhshme në lidhje me zhvendosjen në hapësirat e reja, ishte temë e bisedës në takim me prokuroren Villma Ruskovska dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian , të udhëhequr nga ambasadori Dejvid Gir.
Takimi i njëorësh që u mbajt dje në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, siç thuhet në kumtesën nga Prokuroria, ishte nga karakteri protokollar.
“Duke theksuar kënaqësinë nga puna e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ambasadori Gir ofron mbështetje nga Bashkimi Evropian edhe për punë më efikase dhe efektive të kësaj Prokurorie”, thuhet në kumtesë.