Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotshme plenare e filloj me një minutë heshtje në shenjë të respektit për viktimat në fatkeqësinë tragjike në Bullgari, e ratifikoi marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta të vendkalimeve kufitare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëri.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kontrolle kufitare sipas modelit të njëjtë që ka Kosova me Malin e Zi”, tha ministri i Punëve të Brendshme Blendi Çuçi në adresimin e tij para Kuvendit.
Ai shtoi se në të gjitha gjashtë vendkalimet kufitare ka vetëm nga një sportel. Besoj, shtoi se, të gjithëve u është bërë e qartë se kjo marrëveshje ka për qëllim të “përforcoj lidhjet me fqinjin tonë” dhe besoj se kjo u shërben “përkushtimeve tona të përbashkëta për BE dhe nismën për Ballkan të hapur”.