Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq pret vendim të drejtë të gjykatave më të larta, lidhur me rastin në të cilin Gjykata Themelore në Ohër ka marrë aktvendim me të cilin drejtuesi i automjetit i cili ka shkaktuar aksident vitin e kaluar në aksin Ohër – Peshtan në të cilin jetën e kanë humbur jetën dy persona, ndërsa tre janë lënduar rëndë, ka marrë vetëm dënim me burg prej katër vitesh dhe gjobë prej rreth 3.000 euro.
Mariçiq pret që Këshilli gjyqësor me vigjilencë ta ndjekë të gjithë rastin.
“Si ministër i Drejtësisë, por, para së gjithash si njeri dhe prind nuk mund të jem indiferent për vendimin e gjykatës, i cili dha dënim me kusht për aksidentin në Ohër në të cilin dy djem e kanë humbur jetën, ndërsa tri vajza janë lënduar rëndë. Pres vendim të drejtë të gjykatave të larta, ndërsa Këshilli gjyqësor në mënyrë vigjilente ta ndjekë të gjithë rastin”, shkroi ministri i Drejtësisë në profilin e tij në Fejsbuk.
Gjatë periudhës së kaluar, persona të afërt të djemve të vdekur kanë raportuar se më 20 tetor të këtij viti, Gjykata Themelore në Ohër ka shqiptuar dënim me kusht dhe gjobë, por siç theksojnë ata, personi që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke vozitur me shpejtësi dyfish më të mëdha se shpejtësia e lejuar. Pas daljes së këtij informacioni vijuan reagime të shumta në opinion.