Deputetët e opozitës sonte kanë lëshuar Kuvendin, por siç deklaruan nuk e tërheqin nismën për votim të besimit të Qeverisë.
Kërkojnë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare për daje nga kriza politike. Seanca për besimin e Qeverisë është ndërpre për shkak të mospasjes së kuorumit që të vërtetohet rendi i ditës, ndërsa konform Rregullores së punës së Kuvendit, ajo duhet të përfundojë deri në mesnatë.
Nga Kuvendi sonte janë larguar edhe kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në emër të koalicionit sonte para Kuvendit tha se demokracia është shkelur dhe se pushteti mundohet të qëndrojë në pushtet me çdo kusht.
“Fatkeqësisht kemi edhe një ditë tjetër që do mbetet e shkruar në faqet e zeza të historisë së vendit sepse sot në Maqedoni demokracia është shkelur. Sot në Maqedoni është rrëmbyer deputet. Sot në Maqedoni pamë se si regjimi i pushtetit u shndërrua në regjimin më kriminal që është parë ndonjëherë në Evropë. Për këtë do të ketë përgjegjësi shumë shpejt se sa mendojnë, do të vijë dita kur të gjithë ata që rrëmbyen sot deputet dhe të gjithë ata që sot morën telefonat nga deputetët, i mbajtën deputetët në hapësira të caktuara që të mos mund të dalin dhe të komunikojnë dhe bënë gjithçka që të shkelet demokracia e vendit”, tha Nikolloski.
I pyetur se cilëve nga deputetë u janë marrë telefonat, Nikolloski tha se sipas informacioneve të tyre, disa nga deputetët e LSDM-së nuk kanë mundur t’i përdorin celularët. Shtoi se nuk do ta tërheqin iniciativën për votëbesimin e Qeverisë. “Ua lëmë atyre që ende mendojnë se kanë shumicën dhe pushtetin dhe të vendosin se çfarë do të bëjnë me të. Në tani po largohemi dhe kjo është kjo”, tha ai.
Zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare, sipas Nikollovskit janë e vetmja rrugëdalje nga kriza politike. “Pushteti prej sot ka 59 deputetë, kjo është e qartë. Renditja në Kuvend është e qartë, 60 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, 59 deputetë të LSDM-së dhe BDI-së dhe një deputet i kidnapuar të cilit i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj se së shpejti do të lirohet. Me siguri do ta lirojnë pas orës 12 kur do të skadojë afati për votim ose ndoshta do të lirohet më herët pasi ne po largohemi”, tha Nikolloski.
Ai dyshon në atë se përmes video porosisë e ka thënë Kastriot Rexhepi dhe pret që policia të deklarohet.