Shoqata për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” me kujdes të posaçëm i ndjek ngjarjet në politikën e jashtme, përfshirë këtu edhe ato nga situatat e brendshme të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në integrimet evropiane të vendit.
Këshilli i ambasadorëve, siç thuhet në kumtesë, e përshëndet përkrahjen për perspektivë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shprehur në Deklaratën e Samitit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor muajin e kaluar. Megjithatë, Këshilli shpreh keqardhje se, edhe pas shumë herësh pas gatshmërive të shprehura për zgjërimin e BE-së, liderët e vendeve anëtare nuk gjetën forcë të caktojnë një datë konkrete për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe BE-Republika e Shqipërisë, edhe përkundër konstatimit shumë herë të përsëritur se të dy vendet i plotësojnë kriteret për fillim të bisedimeve.
“Këshilli i Ambasadorëve lartë i çmon përpjekjet e Antoni Blinken, sekretar i stetit i SHBA-së dhe Josif Borel, përfaqësues i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së për gjetjen e një zgjighjeve të shpejtë në kontestin me Bullgarinë në favor të zhbllokimit të procesit të eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë. Këshilli u bënë ftesë liderëve bullgarë për vetëpërmbajtje dhe arsyeshmëri dhe në vend të bllokimeve të mëtutjeshme të demonstrojnë përkrahje miqësore në procesin e bashkangjitjes së vendit tonë Bashkimit Evropian.
Këshilli i Ambasadorëve e përkrah mbajtjen e sukseshme të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dhe e cilëson si një provim të sukseshmëm të demokracisë dhe forcimit të institucioneve të sistemit dhe konsideron se është e domosdoshme të mbahet rruga e reformave dhe të kthehet besimi i qytetarëve në ardhmërinë prosperuese të vendit. Këshilli i Ambasadorëve i fton forcat politike të pozitës dhe opozitës që fuqimisht të angazhohen në qeveri dhe Kuvend për përmbushjen e reformave që duhet bërë në të gjitha lëmenjtë e jetesës për integrim sa më të shpejt të vendit në BE se sa energjinë e tyre më kotë ta harxhojnë në organizimin e zgjedhjeve të shpeshta të parakohëshme.
Këshilli i fton institucionet e BE-së dhe vendet anëtare që nëpërmjet hapave konkret të demonstrojnë përkrahje konstruktive dhe të qartë që vendi së fundi t’i fillojë bisedimet për anëarsim të plotë në BE.