Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës “Ballkani i Hapur” vazhdon me takim pune nesër dhe pasnesër në Beograd, në të cilin në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Agjenda për takimin e punës që organizohet në bashkëpunim me Këshillin Atlantik, përfshin panel diskutim në temën “Transformimi digjital si dorë e shtrirë për integrimin rajonal” në të cilat do të miratohen konkluza, pas çka do të mbahet konferencë për media.
Njëherësh, janë paraparë edhe takime të liderëve dhe takime me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në të cilat do të bisedohet për lehtësime të tregtisë.