Hulumtimi me mbështetje nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile dhe Fondacion kombëtar për demokraci, e zbatoi Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i Organizatës civile Llogaridhënie, teknologji dhe rrjet të transparencës institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE).
Vlerësimi ka të bëjë me situatën e qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të pushteteve qendrore të katër shteteve nga Ballkani Perëndimor –Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Siç kumtoi Fondacioni Metamorfozis, vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e Hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Perspektiva rajonale shërben si referencë për mënyrën sesi vendet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ata drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet, plotëson 68.15 përqind të treguesve të hapjes dhe renditet i treti në rajon (në vendin e parë mbetet Kuvendi i Malit të Zi me 77.89 përqind, i ndjekur nga Kuvendi i Sllovenisë me 72, 31 përqindja e përmbushjes së treguesve të hapjes). Si organ që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët dhe i përgjigjet qytetarëve, Kuvendi, theksohet, duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar transparencë të plotë, gjegjësisht transparencë.
Puna e pasurimit me rekomandime praktike për atë si pushteti ekzekutiv dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund ta përmirësojnë respektimin e tyre të parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen. Rekomandimet do të kumtohen deri tek nëpunësit e lartë shtetërorë në të gjitha institucionet monitoruese përmes takimeve, si dhe deri tek opinioni më i gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtja e ngjarjeve publike.
Hulumtimi, përsëritet në nivel vjetor dhe mundëson që të krahasohet shkalla deri tek i cili do të veprohet sipas këtyre rekomandimeve. Ky vlerësim është i qasshëm në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze në ueb faqen e Metamorfozis. Hulumtimi zbatohet si pjesë e aktiviteteve të Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje civile.