Presidenti Stevo Pendarovski sot në rezidencën presidenciale, me dekoratë të lartë shtetërore “Urdhrin për merita për shtetin” do t’i dekorojë pas vdekjes shkrimtarin Goran Stefanovski, këngëtarin dhe aktorin Zafir Haxhimanov dhe profesorin Remzi Nesimi, si dhe kryetarin e Federatës së hendbollit të Maqedonisë, Zhivko Mukaetov.
Goran Stefanovski, pas vdekjes dekorohet për kontribut të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm në vazhdimësinë dhe në modernizimin e trashëgimisë kulturore letrare.
Zafir Haxhimanov, pas vdekjes dekorohet për kontributin e madh në zhvillimin specifik në sferën e krijimtarisë artistike.
Remzi Nesimi, pas vdekjes dekorohet për kontributin e tij të përhershëm në shkencat filologjike dhe albanologjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë në përgjithësi.
Zhivko Mukaetov dekorohet për standardet profesionale në industrinë farmaceutike dhe për kulturën e tij filantropike dhe përgjegjësinë shoqërore