Puna e partive politike është t’i dakordojnë datat për zgjedhjet lokale, ndërsa ne jemi të gatshëm dhe kemi me çfarë të dalim para shkupjanëve, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke e komentuar propozimin që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor.
“Sa u përket shkupjanëve, unë e di se është njëjtë për ta nëse zgjedhjet do të jenë më herët ose më 31 tetor, pasi e di se do të zgjedhin vazhdimësinë në veprimin dhe funksionimin e qytetit. Ne jemi të gatshëm. Kemi me çfarë t’u dalim shkupjanëve. Kemi çfarë të ofrojmë si vazhdimësi e kësaj historie të suksesshme për Shkupin”, potencoi Shilegov në konferencën e sotme për shtyp me rastin e fillimin të rikonstruimit të rrugës “Luka Gerov” në Komunën Gjorçe Petrov.
Lidhur me vërejtjen e VMRO-DPMNE-së se “në pajtim me Kushtetutën, zgjedhjet lokale duhet të mbahen deri nga mesi i muajit tetor”, Shilegov vlerësoi se bëhet fjalë për datë për problematizimin e zgjedhjeve.
“Mendoj se më nuk bëhet fjalë për pretekste me tentimin që të problematizohen zgjedhjet lokale, duke e pasur parasysh se edhe për DPMNE-në është e qartë se veçanërisht në Shkup nuk ka çfarë të kërkojë në zgjedhje”, theksoi Shilegov.