Në fjalimin e tij në hapjen e Asamblesë Popullore të 46-të të Bullgarisë, lideri i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanovi, tha se duhet të gjendet zgjidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Sipas Ivanovit, Bullgaria duhet të tregojë forcë dhe guxim dhe të gjejë zgjidhje për problemin me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e ri. E vërteta, sipas Ivanovit, duhet të mbrohet, por theksoi se edhe duhet të gjendet mënyrë së bashku të bëhemi anëtare të familjes evropiane, sepse, siç theksoi ai, është interes strategjik kombëtar.
Në fjalimin e tij sipas Asamblesë kombëtare, Ivanovi, gjithashtu, theksoi se prioritetet e tyre do të jenë përballja me valën e re të katërt të Kovid-19 dhe luftën kundër korrupsionit.