Gjykata e Apelit Shkup si të pabaza i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva për rastin “Reket” dhe e ka konfrmuar aktgykimin e shkallës së parë.
“Gjykata e apelit Shkup, duke vepruar sipas lëndës ‘Reket’, moti vendim, me të cilin ankesat e të akuzuarit Bojan Jovanovski nga Shkupi dhe të akuzuarës Katica Janeva nga Shkupi, i refuzoi si të pabaza, ndërsa e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë. Kështu vendimi i miratuar do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afat të caktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata”, informojnë nga Gjykata e Apelit Shkup.