Nëse ekziston vullnet politik dhe lidership në Bullgari, mendoj se mundemi të gjejmë zgjidhje evropiane e cila do të ishte mirë edhe miqësinë maqedonase-bullgare dhe për premtimin evropian ndaj rajonit dhe për Maqedoninë e Veriut, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi në intervistën për “Euronjuz” me titull “A do të varrosë Maqedonia e Veriut idealet e BE-së?”.
“Por, këtu ka një ‘nëse’, sepse ne tashmë kemi bërë gjithçka që mundëm. Dhe, sinqerisht, nëse gjuha ima amtare, maqedonishtja, është arsye për atë të mos mundemi të afrohemi ndaj BE-së, atëherë kështu le të jetë. Atëherë, BE-ja edhe nuk është ajo që kemi menduar se është – një bashkësi vlerash”, thotë Dimitrovi në intervistën në të cilën flet për sfidat dhe pengesat në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Sipas tij, atë që Bullgaria e sjell në pikëpyetje të drejtën e vendit ta formojë identitetin dhe historinë e vet, ka krijuar vetëm hidhërim në një nga vendet më pro-evropiane të kontinetit.
“A është problematizmi i gjuhës maqedonase në përputhje me atë për të cilën po angazhohet Evropa? A nuk duhet Evropa të jetë kontinent ku kultivohet diversiteti gjuhësor dhe kulturor dhe ku të gjithë kombet trajtohen me dinjitet dhe me respekt? A është pyetja për atë kush jeni dhe në cilën gjuhë flisni nuk është pyetje që ka të bëjë vetëm me ata të cilëve u referohet?, thekson zëvendëskryeministri i Çështje Evropiane.
Dimitrovi thekson se vetoja e Bullgarisë për hapjen e negociatave inkuadruese të vendit me BE-në shkon në dlm edhe të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe të kredibilitetit të Unionit.
Ai potencoi se fillimi i negociatave është më se merituar për shkak të kohës së humbur dhe precedentët e rrugës evropiane, por para së gjithash rezultatet e arritura në afrimin drejt standardeve evropiane dhe lidershipin dhe pjekurinë e treguar në zgjidhje e problemeve.
Sipas zëvendëskryeministrit, megjithatë edhe krahas zhgënjimit të fundit, Qeveria mbetet e përkushtuar në realizimin e aspiratave të vendit për anëtarësim në BE dhe do të vazhdojë aktivisht të kërkojë zgjidhje, por me theksimin e pozicioneve të caktuara prej të cilave nuk ka devijim.