Nuk do të votojmë për rezolutën e propozuar nga VMRO-DPMNE për bisedime me Bullgarinë, nëse mbetet me emrin siç është parashtruar tani, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
“Nuk bëhet fjalë për inat apo ndonjë tekë. Bëhet fjalë për parim, bëhet fjalë për Kushtetutë. Është e palejueshme që kryeministri, shumica në pushtet, institucionet e sistemit të votojnë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo dërgon porosi se e derogojmë tërë sistemin”, deklaroi Zaevi, duke shtuar se Kushtetuta është miratuar dhe duhet respektuar.
I pyetur nëse LSDM do ta mbështesë Rezolutën që ishte parashtruar dhe pranuar nga kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi me formulimin e propozuar të emrit, Zaevi u përgjigj se më me rëndësi është që dakordohen për thelbin dhe për përmbajtjen e rezolutës. Qeveria dhe shumica në pushtet, theksoi Zaevi, njëkohësisht I përfaqësojnë institucionet e sistemit të shtetit dhe nuk është e lejueshme të mendojnë diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën apo Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës.
Ai informoi se kanë biseduar me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE për t’u gjetur zgjidhje, me ç’rast është konkluduar se procesi duhet të vazhdojë, por me atë rast në rend dite duhet të vazhdojë diskutimi në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin.
Zaevi theksoi se VMRO-DPMNE ka ditur “të distancohet për Marrëveshjen e Prespës”, ndërkaq të mbështetë diçka që është me rëndësi për qytetarët.
“Mendoj se këtu duhet të kërkohet zgjidhja, Ne do të mbështesim tekst që e propozoi VMRO-DPMNE, por presim fleksibilitet nga ana e tyre në mënyrë që të mos ndodhë edhe institucionet jo vetëm partitë në pushtet të sillen në pozitë ta shkelin Kushtetutën”, deklaroi Zaevi.