Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Izraelit në vend, Dan Orjan, ku u konkludua se Maqedonia e Veriut dhe Izraeli kultivojnë marrëdhënie të afërta miqësore të cilat bazohen në besim dhe respekt të ndërsjelltë.
Nga Kabineti I Pendarovskit kumtuan se presidenti shprehi falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e ambasadorit Orjan gjatë kryerjes së funksionit me përgjegjësi diplomatike në vendin tonë, duke I dëshiruar sukses në angazhimet e tij të ardhshme.
“Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen izraelite që nga pavarësia jonë e deri më sot dhe me atë rast theksoi se ekzistojnë mundësi për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në fushën e sigurisë, shkencës he teknologjive të reja, bujqësisë, si dhe në kulturë dhe turizëm”, theksuan nga Kabineti I shefit të shtetit.
Në takim u bë fjalë edhe për gjendjet momentale në të dy shtetet me pandeminë me Kovid-19 dhe për proceset për vaksinim të qytetarëve, me ç’rast u këmbyen mendime dhe informata për pasojat nga pandemia.