Deri më tani në Gjermani jetën e humbën 157 persona në vërshimet e shkaktuara nga moti I lig I cili e kaploi vendin, por druhet se numri do të jetë akoma më I madh.
Shteti po përballet me katastrofën më zë madhe natyrore në 60 vitet e fundit.
Në rrethinën e Kelnit, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ujërat e ardhur morën mbi qindra jetë. Policia pret të gjejë akoma viktima sapo të tërhiqet uji.
Qeveria federale dhe ato krahinore vlerësojnë dëme në disa miliardë euro, ndërsa tashm[ë është caktuar ndihmë urgjente orej 300 milionë eurove për sanimin e dëmeve në krahinat Rajna-Falc, Rajna Veriore Vestfali dhe Bavari.
“Kjo është e tmerrshme, Gjuha gjermane nuk ka fjalë me të cilat mund ta përshkruajë këë shkatërrim. Por, është inkurajuese se si njerëzit mbahen së bashku, si e ndimojnë njëri-tjetrin. Ne jemi me ju, Ripërtëritja do të jetë e gjatë, por ne do të bëjmë gjithçka që ky rajon I bukur të jetë si më parë”, deklaroi kancelarja Angela Merkel.
Moti me diell mundësoi fillim të ripërtëritjes së tërë rajonit përgjatë kufirit me Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.
Niveli I ujit në lumenjtë në pjesët e goditura nga vërshimet ngadalë po tërhiqet, por rrjedha e tre lumenjve më të mëdhenj – Danub, Rajna dhe Elba, është ende I lartë.
Së paku 157 persona e humbën jetën, përderisa disa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur. Numri prej 1.300 të zhdukurve po ulet në mënyrë drastike, sepse ndërkohë rreth 700 persona u paraqitën se janë të sigurt apo se janë evakuuar nga rajonet e vërshuara.
Gjendja është kritike edhe krahinat austriake të cilat kufizohen me Gjermaninë: Salcburg dhe Tirol. Reshejt e rrëmbyeshme e goditën edhe jugun e Italisë, ku disa rrugë u shnëdrruan në lumenj. Në holandeze Limburg ishte çarrë diga. Armata është angazhuar edhe në Belgjikë për shpëtim dhe evakuim në katër provinca.