Vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa vijon edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, që nga dje, janë vaksinuar gjithsej 446.008 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.799 qytetarë, ndërsa janë vaksinuar gjithsej 11.695 qytetarë. Gjithsej 713.114 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 267.106 qytetarë janë rivaksinuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministria apelon tek qytetarët që të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim virusin.
Sipas shifrave të fundit, 58 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 55 për qind e njerëzve mbi moshën 65 vjeç, 50 për qind mbi moshën 60 vjeç dhe 40 për qind e atyre mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në të gjithë vendin, me rotacionet e ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi bëhet në sallat sportive në qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në QS A1 Boris Trajkovski në Shkup, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.