Prej sot, qytetarët mund të marrin vaksinë kundër Kovid-19 pa caktuar termin për vaksinim, ndërsa vaksinimi në terren do të fillojë në mbi njëqind vendbanime në komuna në të gjithë vendin.
Qytetarët që do të vaksinohen pa caktuar termin për vaksinim do të mund të marrin dozën e parë në pikat në qendrat shëndetësore, spitalet ose poliklinikat në qytete, pra në pikat ekzistuese të vaksinimit në institucionet shëndetësore. Pikat e vaksinimit në institucionet shëndetësore publike do të kenë orar pune, të cilat janë të njoftuara në dyert e institucioneve.
Procesi për vaksinimin në terren, nga ana tjetër, organizohet në bashkëpunim me qendrat shëndetësore të secilit qytet, vetëqeverisjen lokale dhe komunitetet lokale, dhe çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet me veten e tij duhet të ketë dokument identifikues të vlefshëm. Ministria e Shëndetësisë informon se të gjitha vaksinat në vend janë të sigurta dhe efektive dhe parandalojnë simptoma të rënda ose vdekje nga Kovid-19.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 2.876 teste, me të cilat janë regjistruar 14 raste të reja me Kovid-19, nga të cilat tetë në Tetovë, tre në Gostivar, dy në Shkup dhe një në Strugë. Regjistrohen dy pacientë të shëruar dhe ata janë nga Shkupi, ndërsa nuk regjistrohet asnjë pacient i vdekur.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.797, i pacientëve të shëruar është 150.126 dhe i vdekjeve 5.487 ndërsa i rasteve aktive është 184.