Seanca kryesore për rastin “Titanik”, e cila ishte caktuar për nesër, është shtyrë për më 24 gusht, ndërsa nesër do të mbahet seanca përfundimtare për rastin “Tenderat”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.
“ Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare që e monitorojnë punën e gjykatës, ne informojmë publikun se seanca kryesore për rastin me KOK nr. 7/18 të prokurorisë e emërtuar si “Titanik”, e planifikuar për më 13.07.2021, shtyhet pasi është caktuar njëkohësisht dhe dëgjimi i çështjes me KOK nr. 64/17 të prokurorisë të emërtuar si “Tendera”, e cila vepron nga e njëjta dhomë gjykuese dhe seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë me argumentet përfundimtare. Seanca e radhës për rastin “Titanik” është caktuar për më 24.08.2021 në ora 10:00, për të cilën palët në procedurë tashmë janë njoftuar”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.