Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Tiranë realizoi takim me ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në të cilën, siç informojnë ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ndërsa është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në sferën e Drejtësisë.
Shtesë, thuhet në kumtesë, në takim u diskutua edhe për integrimet evropiane të dy vendeve, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pozitë të njëjtë kur bëhet fjalë për rrugën evropiane.
“Edhe krahas asaj që dy vendet janë të dëshpëruar për mossjelljen e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në, ekziston mundësi gjatë kryesimit slloven punët do të ndryshohen dhe se përfundimisht do të fillojnë negociatat. Në ndërkohë ne duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal dhe bilateral. Ekziston hapësirë për thellimin shtesë të marrëdhënieve në sektorët të cilët i drejtojmë, gjegjësisht drejtësia”, porositi Mariçiq, thuhet në kumtesë.