Disa vende e vendosin vaksinimin e fëmijëve kundër Kovid-19 si të obligueshëm gjegjësisht ato nuk do t’i marrin fëmijët e shkollës nëse nuk janë vaksinuar. Tek ne nuk do të jetë i obligueshëm vaksinimi kundër Kovid-19 për fëmijët, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së spitalit “Shën Erazmo” në Ohër.
Ai dje deklaroi se prej të hënën do të fillojë vaksinimi në terren, do të lejohet vaksinimi i fëmijëve prej 12 deri në 16 vjet me vaksinën e “Fajzer”, që për momentin është vaksina e vetme e cila është e lejuar të përdoret sipas rekomandimeve në udhëzimin e brendshëm për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë.
Shtoi se deri tani nuk ka efekte anësore te fëmijët e vaksinuar.