Guvernatori i Bankës Popullore kroate Boris Vujçiq sot do të qëndrojë për vizitë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës është parashikuar të nënshkruhet memorandum i ri për bashkëpunim ndërmjet dy bankave qendrore. Memorandumin, sipas paralajmërimeve, do ta nënshkruajnë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe homologu i saj kroat Vujçiq.
Pas nënshkrimit të memorandumit, siç paralajmëron Banka Popullore, janë parashikuar deklarata për mediume nga ana e dy guvernatorëve.
Organizatorët theksojnë se ngjarja do të mbahet sipas protokolleve për Kovid-19.