Ministria e Shëndetësisë kumtoi se duke filluar nga 12 korriku, vaksinimi kundër Kovid-19 do të zhvillohet në pikat ekzistuese të vaksinimit nga shtëpitë shëndetësore dhe spitalet në vend, ndërsa në sallat sportive do të zhvillohet rivaksinim masiv.
Nga Ministria theksojnë se nga 12 korriku, do të mund të vaksinohet çdo qytetar pa marrë parasysh nëse është paraqitur ose nuk është paraqitur në uebfaqen vakcinacija.mk.
“Secili që dëshiron të vaksinohet, të njëjtën do të mund ta bëjë pa termin të caktuar, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe vaksinimi i qytetarëve të cilët janë paraqitur në vakcinacija.mk”, informojnë nga Ministria.