Deputeti dhe zëdhënës i LSDM-së Kosta Kostadinov sot deklaroi se ata do ta pranojnë rezolutën e VMRO-DPMNE-së.
“Pozitat e LSDM-së në lidhje me gjuhën dhe identitetin maqedonas janë të qarta dhe shumë herë deri tani janë thënë dhe vërtetuar në opinion. Linjat e identitetit të Maqedonisë janë të qarta për të gjithë, për popullin tonë dhe gjithë opinionin ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurta në atë, nëse u duhet vërtetim edhe në Parlament, ne si shumicë parlamentare konstruktive pa kurrfarë problemi mund të bëjmë edhe një hap të tillë dhe ta pranojmë rezolutën ashtu siç është në përgjithësi dhe kemi parë nga mediumet. Sepse propozim zyrtar deri tek ne si deputetë nuk ka”, deklaroi Kostadinov në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
VMRO-DPMNE, sipas Kushtetutës, shtoi ai, zyrtarisht duhet deri te çdo deputet ta dërgojë rezolutën.
Identiteti maqedonas, ka potencuar ai, është shenjtëri e cila është më e lartë dhe më e rëndësishme nga rejtingu i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
“Dërgojmë porosi të fuqishme se do të punojmë fuqishëm në integrimin në BE me gjuhë dhe identitet mbrojtës maqedonas”, tha deputeti Kostadinov.
Në Kuvend sot deputetët e partisë opozitare mbajtën takime me grupin e deputetëve për mbështetje të rezolutës së tyre.