Largime nga puna deri në 30 përqind, realizim i pasigurt i projekteve kapitale, ngecje në prodhimtari, shpenzime më të larta, produktivitet i zvogëluar dhe kthim i pasigurt i investimeve, do të shkaktojë zgjidhja ligjore për të dielën si ditë jo pune e cila kaloi në Qeveri pa u marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet e bashkësisë së biznesit, reagon sot Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Oda apelon që Kuvendi ta rishqyrtojë vendimin e tillë dhe njëherësh kërkon, me Ligjin për marrëdhënie pune të mos ketë kufizime, por të lejohet çdo veprimtari të vendosë nëse do të punojë të dielën.
Përfaqësuesit e punëtorëve të ndërtimit, bastoreve dhe industrisë ushqimore sot në konferencën për shtyp potencuan se e diela si ditë jo pune nuk do të thotë përfitim për punëtorët siç dëshiron të tregojë dikush, por është çështje e cila u intereson të gjithëve, edhe udhëheqësve, inxhinierëve, teknikëve dhe drejtorëve, për shkak të së cilës duhet të zgjidhet në mënyrë adekuate.
“Zgjidhja ligjore, siç është konceptuar tani dhe e cila tashmë kaloi në Qeveri, do të shkaktojë pasoja negative serioze, sociale dhe ekonomike. Projektet në ndërtimtari janë të lidhura me afatet, ndërsa masa e inicuar do të reflektohet negativisht jo vetëm mbi realizimin e tyre, por edhe mbi plotësimin e atyre afateve, duke i përfshirë këtu edhe projektet kapitale nga interesi për shtetin. Puna në ndërtimtari është në terren dhe në vend të hapur, ndërsa te projektet infrastrukturore nënkupton edhe transport dhe udhëtim të punëtorëve, dhe nëse e diela bëhet ditë jo pune, kjo seriozisht do të reflektojë mbi vazhdimësinë e implementimit. Ekziston rrezik dhe në vend të qëllimit të dëshiruar, të shkaktohen efekte kundërshtuese të cilat nuk do të jenë nga interesi as i kompanive, as punëdhënësve dhe as i punëtorëve”, tha kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë, Andrea Serafimovski.
Sipas tij, punëtorët do të përballen me vëllim të rritur të punës gjatë ditëve të punës, ndërsa do t’u merret e drejta të ftojnë më shumë duke marrë parasysh se mëditjet të dielave janë më të larta nga ditët tjera të punës. Nga ana tjetër, kompanitë do të përballen me shpenzime më të mëdha transportuese dhe pasoja negative nga karakteri financiar dhe organizues.
Kundër zgjidhjes së tillë janë edhe kompanitë e industrisë ushqimore të cilat theksojnë se procesi i tyre prodhues nuk guxon të ketë ndërprerje, si dhe bastoret sportive të cilat paralajmërojnë se e diela si ditë jo pune për to do të thotë largim nga puna i 30-të përqind të të punësuarve dhe të ardhura të zvogëluara në buxhet.
Nga industria ushqimore veçanërisht në goditje nga vendimi ligjor për të dielën si ditë jo pune do të jenë industria e qumështit dhe prodhimtaria e pijeve birrave dhe pijeve joalkoolike.
Vasko Ristovski theksoi se në lidhje me birrat dhe pijet joalkoolike, për të filluar prodhimtaria të hënën nevojitet përgatitje paraprake e cila zgjat së paku 24 orë. Prej këtu ndërprerja e punës të dielën do të thotë plotësisht një ditë pune e humbur të hënën.
Nga bastoret janë të përpiktë se nëse merret vendim ligjor, puna e tyre do të rrezikohet duke e marrë parasysh se mbi 70 përqind e qarkullimit realizohet të dielën.
Vasko Ilievski nga Grupacioni tha se të punësuarit në bastore, punojnë 40 orë në javë, kanë një ditë të lirë, u paguhen të gjitha orët e punës jashtë orarit, puna e natës dhe për festa, sipas dispozitave ligjore.