Ministri i Drejtësisë Bojan Maricic, i cili është për një vizitë pune në Republikën e Kroacisë, sot vizitoi Zyrën për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK).
Maricic kishte mundësinë të njihej në detaje me punën e Zyrës dhe strukturën organizative të saj.
“Krimi dhe korrupsioni nuk njohin kufij dhe pengojnë drejtpërdrejt funksionimin e shtetit të së drejtës. Bashkëpunimi i mirë rajonal është nganjëherë thelbësor për një luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar,” shkroi Ministri Mariçiç në profilin e tij në Facebook.