Takimi i radhës i Komisionit për çështje historike midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet në tetor. Kjo është me kërkesë të palës maqedonase, deklaroi për BNT bashkëkryetari i këtij komisioni Angell Dimitrov.
“Nuk ka progres, por edhe nuk ka asgjë për të ndryshuar shpejt. Pothuajse asgjë nuk është përmbushur me Marrëveshjen për Miqësi dhe Bashkëpunim. Ky është problemi kryesor, jo puna e komisionit historik”, tha Dimitrov, megjithëse ai pranoi se historia është pika më e dhimbshme.
“Katarsisi i nevojshëm në të menduarit historik nuk mund të ndodhë pa vullnet politik për këtë, dhe diplomacia është vetëm një funksion i politikës dhe nuk duhet të theksohet”, tha Dimitrov.
Ai theksoi se kompromiset në shkencë, jo vetëm që nuk duhet të bëhen, por edhe nuk duhet të priten dhe padyshim që i tillë ishte pozicioni i kolegëve të tyre nga Maqedonia e Veriut.