Nga 16 qershori (e mërkurë) tërësisht të hiqet ora policore dhe kufizimi prej maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe festime dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në ambient të hapur, deri maksimum 50 përqind nga kapaciteti i objektit dhe jo më shumë se 1,000 persona.
Këto janë vendimet, të cilat në mëngjes i ka miratuar Komisioni për sëmundje infektive, e të cilat sot në profilin e tij në Fejsbuk i ka publikuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Masat e propozuara, siç njoftoi pres shërbimi i Qeverisë, i ka pranuar Shtabi kryesor koordinativ i krizës KOVID-19 dhe i propozoi për miratim përfundimar në seancën e nesërme të Qeverisë.
Prej aty vlerësojnë se gjendja epidemiologjike është stabile dhe e lejon këtë.