Bullgaria ka treguar gjithmonë vullnet dhe përpjekje të sinqerta për një dialog konstruktiv dhe pragmatik me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe do të vazhdojë në këtë drejtim, tha Kryeministri Bullgar Stefan Janev gjatë një takimi me Ambasadorin Grek në Sofje Dimitris Kronopulos.
Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BGNES, ambasadori grek shprehu mirëkuptim për pozicionin bullgar.
Gjatë takimit, u theksua se të dy vendet janë partnerë strategjikë dhe ata diskutuan mënyrat për të thelluar marrëdhëniet strategjike përmes dialogut politik intensiv dhe përpjekjeve të bashkërenduara për çështje bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, tha zyra e shtypit e qeverisë Bullgare.
Dimitris Kronopulos shprehu mbështetjen e plotë politike të qeverisë Greke për qeverinë Bullgare dhe theksoi se të dy vendet janë pjesë e të njëjtit grup për sa i përket interesave në rajon.