Rasti gjyqësor “Sozia” përfundoi me 16 vjet e 1 muaj burg për shtatë prej gjithsej njëmbëdhjetë të akuzuarve. Me gjykimin e sotëm për Faruk Bukin (3 vjet burg) dhe për Vesna Kolevska dhe Branisllava Shpishiq (dënime me kusht) në Gjykatën Penale Shkup, përfundoi procedura e shkallës së parë për lëndën gjyqësore para “Sozias”-s.
Në procedurë gjyqësore të inicuar nga PTHP Shkup, për dhënie të pasaportave me identitet të rremë dënimi me burg i ishte shqiptuar edhe Denis Barufit (2 vjet e 7 muaj), Alen Liçina (2 vjet e 3 muaj), Raif Miftari (2 vjet e 3 muaj), Gjorgje Velkov (2 vjet) Olivera Sofranieva (2 vjet e 5 muaj) dhe Shemsedin Jashari (1 vjet e 7 muaj). Për dallim nga i akuzuari Buki, të gjithë të akuzuarit tjerë gjatë seancave të para gjyqësore e pranuan fajin për veprën penale të kryer “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Gjykatësja Ola Ristova, gjatë shqiptimit të gjykimeve citoi se me dhënien e pasaportave të rreme është rrezikuar edhe integriteti i sistemit të dhënies së dokumenteve rrugore, ndërsa gjithashtu, është prishur integriteti dhe siguria e shtetit. Sipas Prokurorisë, ata në periudhën nga qershori i vitit 2017, deri në fund të vitit 2020, kanë bërë pasaporta të rreme me qëllim që të përdoren si të vërteta. Si përfaqësuese e akuzës në këtë rast ishte prokurorja publike Spasenka Andonova.
Njëherit, në lidhje me gjykimet e shkallëve të para të akuzuarit kanë të drejtë të ankesës para Gjykatës së Apelit Shkup.