Drejtori i përgjithshëm i SHA ESM Vasko Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në filialin “Energjetika” në Gazi Babë i prezantoi projektet në të cilat do të investojnë në periudhën e ardhshme dhe paralajmëroi zgjerimin e sistemit të ujit të nxehtë, modernizimin e filialit, ndërtimin e termocentralit me gaz dhe instalimin e termocentraleve fotovoltaike në çati.
Me projektin aktual atje punohet për zgjerimin e sistemit të ujit të nxehtë i cili duhet të sigurojë lidhje të reja për ngrohjen qendrore në vendbanimet Avtokomandë, Zhelezarë, Triangla, Maxhari dhe Hipodrom.
Paralelisht me këtë, siç shtoi ai, zhvillohet edhe projekti për modernizimin e vetë filialit, teknologjisë dhe sistemeve të tij operative.
Ai shtoi se termocentrali i ri duhet ta kompensojë mungesën e energjisë elektrike në dimër dhe të sigurojë prodhim të energjisë dhe nxehtësi nga gazi natyror, i cili do të kursejë energji përmes impiantit të kombinuar të energjisë dhe do të arrijë zvogëlim të emetimeve totale të dioksidit të karbonit, dioksid squfuri, NOx dhe grimcat e ngurta në procesin e përgjithshëm të prodhimit të SHA ESM.
“Në Energjetikë, do të vazhdojmë me rritjen e prodhimit të energjisë së pastër dhe me vendosjen e termocentraleve fotovoltaike në çatitë e vetë objekteve dhe instalime në filial, posaçërisht në ndërtesën administrative dhe nënstacionin Jug. Vlera totale e investimit për një termocentral fotovoltaik është 75,000 euro. Disa prej këtyre projekteve kanë filluar tashmë në dy vitet e fundit me huadhënien përmes institucioneve financiare ndërkombëtare, ndërsa disa janë pjesë e Planit të ndërhyrjes për investime të publikuar nga Qeveria dhe Kryeministri Zaev. Në të ardhmen, qëllimi i Qeverisë dhe SHA ESM është që t’i përkushtohen fuqishëm skenarit të gjelbër në energjetikë, sepse shëndeti i njeriut është më i rëndësishmi për ne”, deklaroi Kovaçevski.