Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se shpreh mbështetje të fuqishme për “aksionin vendosës” për largimin e objekteve ilegale të ndërtuara në Ohër, që e realizon komuna e Ohrit dhe kryetari i Komunës, Konstantin Georgievski.
“Shteti juridik i vë fund kaosit dhe improvizimeve në territorin e rajonit të Ohrit dhe bregut të liqenit të shpallur si trashëgimi botërore, të mbrojtur nga UNESKO, me qëllim që ta riafirmojmë qeverisjen e së drejtës dhe ta përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve”, shënoi Zaev.
Kryeministri potencon se të gjithë janë të barabartë para ligjeve dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Kjo, siç sqaroi ai, veçanërisht është e rëndësishme kur është në pyetje mbrojtja e vlerave të trashëgimisë botërore.
Ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir gjithashtu shprehu mbështetjen e tij duke shkrujatur sot ne Tuiter “Ndërtimet ilegale nuk e kanë vendin pranë liqenit të Ohrit dhe duhet të largohen”.
Euroambasadori konsideron se pasuria unikate natyrore dhe kulturore në rajon – e pranuar nga UNESKO – duhet të ruhet.
“Duke e mbrojtur trashëgiminë e Ohrit tani, ne gjithashtu investojmë në vende pune dhe në industrinë hotelierike sot dhe nesër”, shkruajti Gir në Tuiter.