Shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shalenberg vlerësoi se viti 2021 nuk guxon të humbet për Ballkanin Perëndimor dhe kërkoi fillim të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Punojmë pas skenave me qëllim që të mos humbet edhe ky vit sikur ai paraprak. Kërkova negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen këtë vit”, tha Shalenberg gjatë diskutimit të Akademisë politike të Partisë popullore në Austri.
Shefi i Diplomacisë austriake thotë se sinjal i fuqishëm për mbështetjen e Evropës qendrore ka qenë edhe vizita e tij e mëparshme, së bashku me homologët e Çekisë dhe Sllovakisë në Shkup dhe Tiranë.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë gjithçka ashtu siç duhet dhe i plotësuan të gjitha kushtet”, potencon Shalenberg, duke potencuar se tashmë ka biseduar me Bullgarinë, e cila e bllokon hapjen e negociatave me Shkupin dhe se në atë temë plotësisht do të përkushtohet.
“Çështjet bilaterale nuk kanë lidhje me procesin inkuadrues, sepse ato janë vetëm çështje bilaterale dhe mund të zgjidhen paralelisht”, thotë Shalenberg, duke vlerësuar se kontesti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjithsesi është i zgjidhshëm.