BE duhet të përmbushë premtimin për t’i filluar negociatat me Shkupin dhe Tiranën, pretendon ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas, sipas të cilit, është mirë që presidenca portugeze e BE-së e mban këtë temë lartë në agjendën e Unionit.
Ndërkohë, opozita VMRO-DPMNE doli në protesta me kërkesë për mbikëqyrje në negociatat me Bullgarinë, megjithëse Kryeministri Zoran Zaev përsëriti se përpjekjet për një zgjidhje janë pjesë e propozimit Portugez, i cili iu dorëzua edhe liderit të opozitës Hristijan Mickoski.
Kryeministri Zaev dje potencoi se propozim i Portugalisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, për tejkalimin e dallimeve me Sofjen është dorëzuar te ne, te pala bullgare, si dhe te lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
“Mickovski absolutisht e di se propozimi është i shkëlqyeshëm dhe është pikënisje për arritjen e zgjidhjes. Dhe tani të prodhoni kështu protesta me 15 vetura dhe 20 persona, 13 automjete dhe 14 persona, nuk e di, 24 vetura, i ndjek raportet të cilat po dalin tani në media, dhe 45 persona, ja këto janë protestat vetëm që të bllokohet komunikacioni për gjatë qyteteve dhe është porosi të cilin nuk mund ta kuptoj”, shtoi kryeministri.
“Me Bullgarinë bisedojmë për udhërrëfyesin, me çfarë zhvillohen bisedime në nivel sektorial për ndërtimin e hekurudhave, rrugëve, Korridorit 8 dhe lidhjes mes të dyja shteteve, bashkëpunimit ndërmjet ministrive të Kulturës, të Arsimit dhe Shkencës, të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Shëndetësisë, si dhe ndërmjet agjencive për rini dhe sport dhe serviseve kombëtare transmetuese”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
“Ky është udhërrëfyesi për të cilin po bisedohet. Besoj se nëse miratohet, patjetër që do të konfirmohet në konferencën ndërqeveritare të kryesuar nga dy ministrat e Punëve të Jashtme, ministri ynë dhe ministri bullgar i Punëve të Jashtme. E gjithë kjo po bisedohet nën udhëheqjen e presidencës portugeze. Fokusi është realisht atje sepse Evropa po përballet me mundësinë e marrjes së një vendimi më 22 qershor”, shtoi Zaevi.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas, dje në takim onllajn me kolegët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor, porositi se E-ja duhet ta përmbushë premtimin e dhënë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar se e kupton dëshpërimin në rajon për shkak të përparimit të vogël të procesit të zgjerimit gjatë vitit të kaluar dhe u angazhua për lëvizjen e tij të serishme.
“E ardhmja e të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Gjermania është plotësisht e përkushtuar në këtë qëllim. Nëse ofroni ju, gjithashtu do të ofrojmë edhe ne. Kjo duhet edhe në të ardhmen të jetë qasja jonë drejtë zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Masi në takimin onlajn me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëntimor.
Gjatë kësaj, siç informon Dojçe Vele, kërkoi nga vendet e rajonit që ta përforcojnë sundimin e drejtësisë, ta përforcojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ta mbrojnë lirinë e mediave dhe të krijojnë hapësirë në të cilën do të mund të zhvillohet demokracia, me çfarë do të tërhiqen më shumë investime të huaja, do të krijojnë kushte për perspektivë të të rinjve dhe do të ndërpritet emigrimi i kuadrove të kualifikuara nga rajoni.
Në takimin me Mas, mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili porositi se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një proces aktiv të pranimit do të inkurajojë krijimin e vlerave të reja.
“Kaluam një rrugë të gjatë dhe bashkërisht arritëm rezultate të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë për ndërlidhje ekonomike, politike, të sigurisë dhe ndërlidhje sociale. Agjenda e ndërlidhjes, që ishte thelbi i procesit, evoluoi në ndërlidhjen reciproke në një kuptim shumë më të gjerë, përjashto atë infrastrukturore. Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një proces aderues aktiv dhe dinamik, tërësisht do t’i angazhojë shoqëritë drejt krijimit të vlerave të reja, përparimit dhe konkurrencës pozitive. Bashkëpunimi rajonal bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, të demonstrohet qenësi dhe lidership i përbashkët politik. Ne jemi ekonomi relativisht të vogla, por bashkërisht jemi më të fortë. Fakti se kemi dallimet tona dhe qëndrime të ndryshme, nuk e përjashton bashkëpunimin më të ngushtë në të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me BE-në”, theksoi Osmani.
Opozita VMRO-DPMNE dje doli në, siç thonë, protesta paralajmëruese në Shkup dhe në disa qytete tjera të vendin, në të cilën kërkojnë dokumenti për të cilin negociojnë kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi special Vllado Buçkovski me qeverinë teknike në Bullgari të vendoset në mbikëqyrje para opinionit.
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski tha dje se burime të larta diplomatike në Bruksel, si dhe Sofja zyrtare, mësuan se kërkesat që janë pjesë integrale e Deklaratës të miratuar nga Parlamenti Bullgar do të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në.