Thirrja publike për ndarjen e kuponëve për turizëm për qytetarët me të ardhura të ulëta do të realizohet siç është publikuar dhe nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh, ndërsa nëse nevojitet në periudhën e ardhshme do të shpallim thirrje të re siç kemi bërë edhe në të kaluarën, porositi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Përpjekja e kësaj Qeverie është transparenca dhe respektimi i të gjitha procedurave. Ne nuk mundemi pa procedura të ndajnë kuponë sepse këto janë mjetet e të gjithë qytetarëve në shtet dhe në mënyrë transparente duhet të përdorem si mjete nga Buxheti”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Dje, theksoi, publikuam se tashmë kemi dhënë 5,5 milionë euro për objektet e gastronomisë, ndërsa në vijim janë edhe masat të cilat po zbatohen nga Paketa e gjashtë ku janë përfshirë edhe hotelet edhe agjencitë turistike.
“Sektori i turizmit është njëri ndër sektorët më të mbështetur. Do të presim të përfundojë sezoni dhe nëse ka nevojë në mënyrë shtesë do t’i ndihmojmë qytetarët me të ardhura të ulëta, ndërsa indirekt edhe kapacitete hotelerike në shtetin tonë”, saktësoi Bekteshi.