Ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e Republikës Çeke në vend Mirosllav Toman.
Në takim, siç kumtoi MPB, të dy palët shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer shumëvjeçar, me theks të partneritetit ndërmjet dy ministrive, të cilat viteve të fundit veçanërisht gjatë krizës migruese, por edhe periudha pastaj u tregua se është nga vlera e madhe për ne si ministri, veçanërisht në pjesën e modernizimit të kapaciteteve në MPB.
Nga ana e ministrit Spasovski, siç citohet, ishte shprehur falënderim për mbështetjen dhe bashkëpunimin në suaza të sigurimit të përbashkët të kufirit jugor përmes kontingjenteve të punonjësve policor që rrotullohen vazhdimisht nga Republika Çeke në ballafaqimin me migrimin dhe rrjedhat migruese ilegale.