Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të depërtimit, të kodifikimit dhe të njohjes, dhe ajo sot është e njohur në të gjithë botën. Veçantia e saj është e shënuar në letërnjoftimin e shtetit tonë në familjen e madhe të popujve dhe të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, shkroi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.
Në ditën e sotme, shtoi, para 76 viteve, 7 qershor 1945, me propozim të Ministrisë së Arsimit Popullor, Qeveria Popullore e Maqedonisë solli “Vendim për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase” me përfundim që i njëjti të botohet në broshura si botim i Ministrisë së Arsimit Popullor. Me miratimin e drejtshkrimit të gjuhës maqedonase rrumbullakohet kodifikimi i gjuhës maqedonase, pas shpalljes së gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonas (2 gusht 1944) dhe miratimit të alfabetit maqedonas (5 maj 1945).
“Kjo Qeveri, e sinqertë dhe e fuqishme është e përkushtuar që ta kultivojë dhe ta avancojë gjuhën maqedonase. Kjo është kështu sepse gjuha jonë është identiteti ynë. Derisa ekziston gjuha maqedonase do të ekzistojnë edhe maqedonasit, derisa ekzistojnë maqedonasit do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase. Kjo është kështu, sepse këto dyja nuk munden njëra pa tjetrën, sepse ata kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në simbiozë të bukur dhe të pathyeshme”, shkruan Zaevi në FB.
Kujdesin tonë për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase, shtoi ai, e dëshmuam me vendosjen e versionit elektronik falas të Drejtshkrimit të gjuhës maqedonase në internet të kapshëm për secilin qytetar www.pravopis.mk.
“Së shpejti Drejtshkrimi i gjuhës maqedonase do të vendoset edhe në formën interaktive të kërkimit në platformën www.makedonski.gov.mk , ku bashkë me Fjalorin interpretues do të përfaqësojë vend të veçantë në të cilin janë të vendosur dy publikimet më të rëndësishme shkencore për gjuhën maqedonase do të jenë thjeshtë të kapshëm për të gjithë qytetarët tanë, për bashkëkombësit tanë nga e gjithë diaspora maqedonase dhe individët e tjerë të interesuar, shkencëtarë dhe biznesmenë në të gjithë botën, pa kurrfarë kompensimi. Jam i bindur se, siç ne i festojmë jubiletë e mëdhenj dhe të rëndësishëm të gjuhës maqedonase, ashtu edhe gjeneratat e ardhshme të maqedonasve do t’i festojnë të gjitha përvjetorët e ardhshëm të gjuhës maqedonase”, tha Zaevi.