Komunikimi elektronik ndërmjet të akuzuarit Mile Janakievski dhe ish-ministres së Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska u prezantua sot në seancën dëgjimore për rastin e “27 prillit”.
Dëshmitë materiale të publikuara nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfshinë periudhën nga 21 shkurti i vitit 2017.
Prokurorja Ruskoska e filloi leximin integral të mesazheve në mes të akuzuarit Janakievski dhe Kançevska-Milevska me mesazh dërguar Janakievakit nga Milevska, “Mile, ka diçka të re”, të së cilës ai u përgjigj, me “jo”.
Përveç mesazheve në mes Janakievski dhe Kançevskës, flitet për artistë nga qytete të ndryshme të vendit. I akuzuari Janakievski, në një nga mesazhet dërguar Kançevskës, ankohet për tingullin e njërit në protestë para Qeverisë.
Sipas dëshmimeve të lexuara nga prokurorja Ruskoska, personat e përmendur ranë dakord që Vllado Jovanovski t’i drejtohet masës në një ngjarje. Përveç Jovanovskit, ata korresponduan që të famshmit dhe mjekët të drejtohen poashtu në këtë ngjarje. Diskutimet mbi këtë temë u zhvilluan më 27 shkurt të vitit 2017.
Pjesë e kërkesave të Milevskës drejtuar të akuzuarit Janakievski janë kërkesat për sigurimin e bilbilave dhe borive. Përveç komunikimit elektronik, siç treguan dëshmit e paraqitura sot, ata gjithashtu patën takime në selinë e partisë VMRO-DPMNE. Një nga mesazhet mes tyre thotë se “është turp pse mjekët dhe profesorët janë zhdukur”.
Gjykimi në këtë rast drejtohet nga gjykatësi Ilija Trpkov derisa aktakuza përfaqësohet nga prokurorja Publike Villma Ruskoska.
Ish kryetari i Kuvendit Trajko Velanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Punës dhe Politikës Sociale Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski janë të akuzuar për këtë rast. Sipas aktakuzës, ata dyshohen për vepren penlae “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.