Më shumë se 100 ish kryeministra, presidentë dhe ministra për punë të jashtme u bënë thirrje liderëve të G-7 të paguajnë dy të tretat prej 66 miliard dollarë të nevojshme për vaksinim kundër Kovid-19 në vendet më të varfëra.
Në letrën, në të cilën Gardijan kishte mbikqyrje, citohet se liderët e Britanisë së Madhe, SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Kanadaja duhet ta bëjnë këtë vit “momentin historik në bashkëpunimin global”.
Ndërmjet nënshkruesve në letër janë ish kryeministrat britanik Gordon Braun dhe Toni Bler, ish sekretari i përgjithshëm në Kombet e Bashkuara, Ban Ki-mun dhe 15 ish liderët afrikan.
Nënshkruesit e letrës citojnë se anketat tregojnë që opinioni e mbështet kërkesën e tyre. Hulumtimi, i porositur nga organizata vullnetare Shpëtoni fëmijët, tregoi se 79 përqind e njerëzve në Britani të Madhe konsiderojnë se G-7 duhet të paguajë për vaksinim kundër koronavirusit për më të varfërit për ta ruajtur botën të sigurt. Letra është dërguar para Samitit G-7, që do të fillojë të premten.