Çmimet e shërbimeve hotelierike në maj, në krahasim me prillin janë rritur për 0,3 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Krahasuar grupet e shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet për Ushqim për 0.2 %, Pije alkoolike për 0.7 %, Pije joalkoolike për 1.1 % dhe Bujtje për 0.1 %.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në maj në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 0,4 %.
Indeksi kumulues i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – maj 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 0.3 %, përderisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2020 është rritur për 0.1 %.